Greek English (United Kingdom) Bulgarian (Български) Italian - Italy Македонски (Macedonian) Română (România) Russian (CIS) Albanian-AL Serbian (Latin) Turkish (Turkiye)          
Shoqëria

Shoqëria tregtare MEDICAL MARKET u themelua në viti 2000 ne seli në Selanik dhe ka si qëllim ofrimin për komunitetin mjekësor të zhvillimeve më të fundit teknologjike në sektorin e kardiologjisë, dhe disponimin e pajisjeve të cilat janë prodhuar nga firma të njohura dhe kredibile kudo në botë.

Themeluesi nisi që në vitin 1992 si teknolog – radiolog dhe punoi me sukses në disa laboratorë më të mëdha hemodinamike të vendit. Dashuria për punën e tij, dijet dhe përvoja e punës në kardiologjinë diagnostifikuese dhe intervenuese, e bën që të merret me produktet e konsumueshme të kardiologjisë si dhe me ato që mbillen.

Sot, shoqëria importon dhe disponon, si përfaqësues ekskluziv të furnizuesve të saj, një gamë të gjerë produktesh të specializuara dhe novatore, të zgjedhura gjithmonë me kriter cilësinë e tyre të lartë si dhe përmbushjen sa më të mirë të kërkesave të klientëve të saj.

MEDICAL MARKET zbaton sistemin e Sigurimit të Cilësisë sipas ISO 9001, funksionon në bazë të kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë (A 8d 3148/2004) dhe të gjitha produktet e saj kanë mbishkrim e simbolit CE.